Vetëm në BadBlood mund ti merrni inqizimet prej satelitit. Për ata që janë të trentë për fotografi, teknikë, zoom, kamerë, pixella. Nuk keni me gabu, nëse i downlodoni këto inqizime, dhe keni me e pa forcën e zoomit të kamerave të satelitit. Kur t`i shihni këto sene, nuk keni me i shti ma gishtat në hundë, tu mendu që nuk po ju sheh kurrkush, e mos te foli për sene tjera. Shiptarve të Amerikës po ju preferoj, me i shiku mirë këto inqizime, mos po e shohin veten.
Për krejt ata që janë t`Prishtinës, për ata që nuk janë, për ata që e kanë mendjen me ardh, për Prishtinalit në diasporë, për turistët e mundshëm të cilët e gabojnë rrugën për në Greqi ose Turqi, për minoritet që kanë ik nga Prishtina, për Prishtinalit që nuk e njohin qytetin ku jetojnë, për ata që mendojnë që Grandin e kanë maru Turqit e Dragodanin Amerikant, për ata që nuk dinë pse i thojnë stacioni i ri i autobusave, për ushtaret e KFOR-it, për SHPK-n, për punëtoret e UNMIK-ut, për punëtoret e institucioneve dhe ministrive, për llapqina, për drenicali, për gjakovali, për arpaxhika, për pejan, për ferizajli, për mitrovicali, për katunar, për qytetar, për Prishtinali që janë në krejt boten, xenini i ka përgatit pamjet e Prishtinës nga aeroplani. Ju kisha lut, që mos ti keqpërdorni këto fotografi e ta qitni najë trafik në ndonjë vend të shprazët të cilin e shihni në foto. Për kalecat dhe balat, orientim mund të kanë Stadionin e Prishtinës (një hapësirë e gjelbërt si katror).